Një mjet shpërthyer është hedhur në oborrin e një qytetari në fshatin Kormjan i Epërm në komunën e Ranillugut mesnatën e së enjtes, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i shqetësuar nga ajo që ka ndodhur, 48-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka bërë me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetura e tij.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se mjeti shpërthyes është granatë dore.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.