Von der Leyen të hënën në Prishtinë për ta prezantuar Planin e Rritjes për rajonin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo do të udhëtojë për në Prishtinë të hënën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Von der Leyendo t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE’së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *