Një qytetar është gjetur pa shenja jete në një pyll në Lobizhdë të Istogut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së.
“Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.