Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Sipas mediave në lagjen “Shënkoll” të qytetit një 16-vjeçare ka vrarë veten.
Nga informacionet bëhet e ditur se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur tē pajetë brenda në banesë.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë 16-vjeçaren drejt një akti të tillë.
Nuk dihet ende identiteti i saj.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.