Policia austriake ka bërë të ditur sot se ka marrë alarm për bomba në shtatë shkolla të Vjenës. Menjëherë kanë ndërmarrë vendim për evakuimin e nxënësve në bashkëpunim me drejtorinë e Arsimit dhe me Prokurorinë.
Pas kërkimeve në katër rrethe të Vjenës nga ekspertë të bombave dhe qen të policisë ka rezultuar se të 7 alarmet kanë qenë negative.
“Kërcënime me bombë ka pasur në orët e mëngjesit të sotëm ndaj 7 shkollave në 4 rrethe. Në koordinim me Drejtorinë Arsimore, ka pasur evakuuim dhe kontrolle nga ekspertë të lëndëve plasëse dhe qen policie. Të gjitha kërkimet ishin negative”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës.