Tragjedia në kantierin e ndërtimit në Hamburg: Tre nga pesë viktimat janë shqiptarë

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi ndodhi para pak ditësh në Hamburg të Gjermanisë.
Tragjedia rritet teksa mediat gjermane raportojnë se tre nga pesë viktimat janë shqiptarë.

Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje.

Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë. Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë. /lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *