Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën 14 dhjetor 2023 për caktimin e datës së shpalljes së vendimit për çështjen gjyqësorë ndaj ish-ushtari i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mustafa, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Cali”, u dënua me 26 vite burgim për veprën penale të torturës, vrasjes së paligjshme dhe ndalim arbitrar.
Sipas njoftimit, vendimi në këtë rast gjyqësor do të mbahet në seancë publike, duke filluar nga ora 9:30.
“Për këto arsye, Kolegji i Gjykatës së Apelit: PLANIFIKON shpalljen e Aktgjykimit të Apelit për të enjten, më 14 dhjetor 2023, në ora 9:30; dhe UDHËZON palët dhe pjesëmarrësit që të tregojnë, deri të hënën, më 4 dhjetor 2023, ora 16:00, nëse do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit gjatë kësaj seance, siç është detajuar më sipër në paragrafin”, thuhet në vendimin e panelit të trupit gjykues të Apelit.
Salih Mustafa është ish-komandant i UÇK-së, që gjatë kohës së luftës kishte vepruar në Zonën Operative të Llapit.