Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë sot (e premte) përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët.
Kampionati elitar i Kosovës apo i njohur ndryshe si Albi Mall Superliga ka vazhduar me rritjen e vlerës së skuadrave dhe lojtarëve.
Nga përditësimi i fundit, Superliga ka pasur një rritje prej shtatë milionë euro, pasi nga vera kur vlente rreth 21 milionë euro, tani vlen rreth 28 milionë.
Ekipi me vlerën më të madhe padyshim se është kampioni në fuqi, Ballkani, i cili vlerësohet 6.93 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Pas Ballkanit vijnë Llapi i dyti vlerë 4.77 milionë euro dhe Drita e treta me vlerë 4.72 milionë euro.
Pas tyre vijnë Gjilani i katërti me vlerë 3.89 milionë, Prishtina e pesta me vlerë 3.22 milionë euro dhe Dukagjini i gjashti me vlerë 3.13 milionë euro.
Në vendin e shtatë renditat Malisheva me vlerë 2.88 milionë euro, Liria e teta me vlerë 1.76 milionë eurosh, Feronikeli ’74 i nënti me 1.70 milionë euro dhe Fushë Kosova e dhjeta me vlerë 1.38 milionë euro.
Përveç ekipeve, rritje të ndjeshme ka pasur edhe tek futbollistët, duke pasur tashmë çmime të mira në treg për shitje.
Më vlerësimin e ri, dy lojtarë vlejnë nga 600 mijë euro, dy të tjerë nga 550 mijë dhe tre të tjerë vlejnë nga 500 mijë euro.
Lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës janë mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe ai i Gjilanit, Egzon Bejtullahu, me nga 600 mijë euro, shkruan Telegrafi.
Pas tyre vijnë Lindon Emërllahu i treti me vlerë 550 mijë euro dhe Qëndrim Zyba, Ilir Krasniqi dhe Jose Cobian në pozitat pasueses me vlerë nga 500 mijë euro.
Reklama
Në dhjetëshen e më të vlefshmëve gjenden edhe Rron Broja, Nazmi Gripshi dhe Valmir Veliu me vlerë nga 450 mijë euro dhe Edvin Kuc me vlerë 400 mijë euro.
Vlerë prej 400 mijë eurove kanë edhe Albert Dabiqaj i 11-ti, Muharrem Jashari i 12-ti dhe Drilon Hazrollaj i 13-ti. /Telegrafi/