Futbollisti i njohur Lorik Cana, ka qenë i ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.
Në fund të bisedës, ai është vënë në provë me një lojë, ku i duhej të zgjidhte një letër të bardhë në të cilën kishte pyetje dhe sfida pikante për të.
Mirëpo në letrën e fundit, futbollisti me origjinë nga gjakova e ndryshoi pyetjen e tij qëllimshëm, duke thënë: “Kush ka pasur më shumë të dashura, Loriku? Apo Donaldi e Romeo bashkë?”.
Me të thënë këtë, dy vëllezërit u vunë në siklet dhe nuk e lanë të përgjigjej, gjersa treguan se pyetja e vërtetë ishte ndryshe.
Në letër ishte shkruar: “Telefono mikun e ngushtë dhe kërkoja 11 mijë euro”.
Mirëpo mesa duket, Cana e ndryshoi vet pyetjen për të bërë pak spektakël.