Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës nëpërmjet një statusi në Facebook ka pyetur se pse deputetët e pozitës po dalin kundër hetimit për rezervat shtetërore.
Tash e disa javë, deputetët e pozitës, Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi kanë penguar inicimin e një hetimi parlamentar për “rezervat shtetërore”.
Kjo ka ndodhur pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve, përfshirë edhe partinë në pushtet.
“Pse?” ka pyetur Cakolli.
Ky është postimi i tij:
Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet.