​Shiu ia dëmtoi mbi 3 hektarë me patate, fermeri nga Mitrovica thot se nuk u kompensua ende nga Ministria e Bujqësisë

Shiu i vazhdueshëm i pranverës së këtij viti ka shkaktuar dëme në disa kultura bujqësore e në veçanti te kultura e patates. Në mesin e bujqve që kanë pësuar është edhe Osman Ibrahimi nga fshati Kçiq i Mitrovicës, i cili tregoi se e gjithë sipërfaqja e të mbjellave është dëmtuar.

Fermeri Ibrahimi tha për KosovaPress, se kultivoi mbi 3 hektarë por reshjet e fundit të këtij viti i kanë dëmtuar gati të gjithën. Sipas tij, edhe gjatë kultivimit ka pasur shumë vështirësi.

Ibrahimi thekson se ka shpenzuar shumë për të pasur patate por për këtë vit, sipas tij, nuk do të mund të përfitojë gati asnjë kilogramë. Ndëkrohë, edhe pse thotë se ka paraqitur kërkesë për ndihmë në Ministria e Bujqësisë, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Nga koha mbrapa ka pasur dëmtime por jo sikur këtë vit, ketë vit kjo sipërfaqe diku 3 hektarë e 35 ari, janë të dëmtuara komplet, është dëmtuar aq shumë, fotografitë i kam kur kam aplikuar për dëmet që me janë shkaktuar, në nivel të komunës. Traktorin tim që e kam të vogël nuk kam guxuar të hyjë prej ujit, jam detyruar të paguaj një traktor tjetër. Më besoni, një metër ka thelluar fund e kokë. Gjatësitë e arave janë 200 metra edhe aq shumë është dëmtuar, asnjë kilogram nuk mund të marrim nga kjo. Këtë mund të pasqyroni para kamerës vet tash do të fillojë të nxjerrë, kaq shumë e ka dëmtuar këtë pjesë, jo gjithkund, ama këtë komplet. Mund të them që viteve tjera, varësisht prej punës që e kemi bërë, edhe këtë vit gjithë atë që kërkohet nivelin më të mirë ia kemi bërë, farën e re nga Luksemburgu e kemi sjellur, më duket 65 cent e kam marrë.

1000 kilogram hektarë mjaftojnë, ujin e kemi pasur me shpresë që do të bëjmë diçka… Ministria e Bujqësisë t’i marrë parasysh kërkesat, aplikimet që kemi bërë edhe të mos besojnë fare në dramatizon, le të vinë në vend të ngjarjes le të shohin. Të them të drejtën kredi të gjithë i kanë marrë, nuk kanë mundësi me i mbjell patatet. Llogarite sa kanë hy do të thotë nëse dikush i ka pasur 10 hektarë, 30 mijë euro është dashur t’i jap, tani tjerat çka të dalë, fillimisht kisha me thënë edhe mundësitë buxhetore të kufizuara së paku ato që kanë investuar ato të kenë mundësi të fitohen këtë vit”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi theksoi se uji i tepërt në tokat e mbjella me patate i ka shkatërruar dhe sipas llogaritjeve të çmimit të patates, rreth 40 mijë euro ka pësuar humbje për këtë vit.

Në analizat e viteve të tjera e di që në konotacion thellësia e arave është 200 metra me qëllim me ditë se sa i qetë tre hektarë, unë e kam bërë një matje, një rend i qet 500 kilogramë, tani më po shihet asnjë nuk e ka, e ka shkatërruar uji, se patatja është e ndjeshme, mund të them minimumi, nuk dua të tejkaloj më shumë.

Tek ne minimumi 30 ton patate 3 hektarë e 35 ari, e kam llogaritur nga 100 ton kush ka dëshirë me llogaritë humbjen tonë, le të llogaritë në treg sa shkon 100 ton x 40 cent bëjnë 40 mijë euro, për shembull nëse 50 cent, 50 mijë euro sa të shkon në treg aq humbje kemi. Do të thotë këtu është një matje e thjesht”, shtoi Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *