Maqedonci: Mbi 3 mijë ushtarakë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit, po furnizohemi me sistemet më moderne të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqëdonci shkroi në Facebook se për tri vjet, 3459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë shkolluar jashtë vendit, duke bërë një krahasim të këtij numri me kohën e qeverisjeve të kaluara.

Maqedonci tha se do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së si dhe furnizimin e ushtrisë “me sistemet më moderne të armatimit”.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *