Vizita e Presidentes së KE-së, Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit

Viola Von Crammon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka folur për vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Prishtinë, dhe dje në Beograd.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Crammon ka mirëpritur qartësinë e Von der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë Serbi, por sipas saj kjo qartësi do duhej bërë për mangësitë e shtetit serb në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë.

“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë”, ka shkruar Von Cramon.

Tutje ajo ka shtuar se “na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit”./Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *