Masë sigurie për Berishën, pranga për dhëndrin dhe ndërtuesin, zbardhen akuzat

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është vënë nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, si dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit me dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundi ra në pranga në Rinas bashkë me ndëruesin atmir Bektashi.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe pastrim parash në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *