Jasharaj: Kontrata kolektive me MAShTI-n është ende valide, shkëputja është teke e ministres

Në dhjetorin e vitit 2022, Ministria e Arsimit mori vendim për shkëputjen e kontratës kolektive të nënshkruar mes kësaj ministrie dhe SBAShK-ut, e cila mësimdhënësve u mundësonte mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimin e shujtës ushqimore, shpërblimin jubilar dhe përfitime të tjera për punëtorët e arsimit.

Por, ky fakt nuk qëndron për kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahaman Jasharaj.

Në një intervistë për emisionin KIKS Kosova, Jasharaj pohon se kontrata kolektive është ende valide.

Sipas tij, këto janë vetëm teke të ministres Arbërie Nagavci sepse Jasharaj thotë se nuk ka një vendim që e shkëput këtë kontratë.

“Nuk kemi bërë referime në Gjykatë sepse MAShTI nuk ka vendim, por vetëm ka informatë dhe informatat dhe teket e ministres nuk dërgohen në gjykatë, për ne kontrata është valide”, deklaroi, ndër të tjera, Jasharaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *