Partitë opozitare kanë kërkuar që në rend dite të futet një Rezolutë ku Kuvendi i Kosovës, do të diskutojë për gjendjen në ndërmarrjen “Trepça”.
Propozimi është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur edhe nga dy partitë tjera opozitare.
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë kundër këtij propozimi, duke thënë se seanca duhet të vazhdojë me rendin e ditës.