Shumë automjete të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, janë duke qarkulluar tek udhëkryqi i Bajnskës, disa prej të cilave po kthehen në drejtim të manastirit, ndërsa të tjerat po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes, raporton KosovaPress.
Vërehet numër më i madh i pjesëtarëve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme gjithandej magjistrales Zveçan – Leposaviq – Jarinje.
Po ashtu një helikopter i KFOR-it herë pas herë është duke vëzhguar situatën nga ajri në këtë zonë.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në zonën përreth manastirit policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.
Situata aktualisht këtu është e qetë.