Ndërhyrjet e futbollistëve ndajë kundërshtarëve janë një gjë e zakonshme në sportin më të popullarizuar në botë.
Por, ndodh kohë pas kohe që ndërhyrjet të jenë të ashpra dhe të vrazhda, duke iu shkaktuar lojtarëve të ekipeve tjera lëndime të rënda.
E në futbollin e Arabisë Saudite është parë njëra prej ndërhyrjeve më horror të ndodhura ndonjëherë në histori të futbollit.
https://streamable.com/e/16j2hr?quality=highest
Në fakt, portieri luan “kung-fu” duke e goditur, në vend të topit, me këmbë në fytyrë lojtarin kundërshtar.
Më pas, u desh intervenimi i ndihmës së shpejtë mjekësore për ta ndihmuar lojtarin e lënduar, ndërsa ekipet nisën të përlesheshin.
E pa dyshim, portieri u ndëshkua me karton të kuq pas kësaj ndërhyrjeje “killer”.