Fifi lëndon këmbën gjatë provave të “Dancing With the Stars”

Filloreta Raçi – Fifi është bërë pjesë e edicionit të radhës të “Dancing With the Stars Albania”.

Këngëtarja e njohur me këtë rast këto ditë ka qenë më aktive në rrjete sociale, duke zbuluar edhe pamje nga provat e këtij spektakli.

Ajo do të kërcejë përkrah balerinit, Graciano Tagani, në formatin që do të nisë më 6 tetor.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi u zbuluan disa pamje ekskluzive të tyre gjatë ushtrimeve, teksa 29 vjeçarja është rrëzuar.

E duket se në vazhdim ajo ka pësuar një tjetër incident, të cilin e ndau në InstaStory.

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli i famshëm tregon se ka lënduar këmbën dhe thotë se po i dhemb shumë, por që nuk do të ndalet.

“Më dhemb në shpirt por kjo është kosto e punës”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Moderatore e këtij programi vlen të ceket se është sërish Bora Zemani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *