Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e lumtur e bëri të ditur vetë rap-artisti në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Ai zbuloi se fëmija i dytë i tij dhe partneres është një vajzë që e pagëzuan me emrin Zoya.
“Përshëndetje nga vajza ima e porsalindur Zoya Sterkaj”, ka shkruar reperi sipër imazhit të së bijës duke u kujdesur që të ia mbulonte portretin me një emoji.
Kujtojmë që reperi dhe partnerja e tij janë prindër edhe të një djali.
Ndryshe, sa i përket muzikës projetkti i fundit i tij është bashkëpunimi me artisten e re Ya Nina.