Një gjuajte me armë ka ndodh para pak minutash në lagjen e njohur si “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
I plagosuri i sontëm në Prishtinë , Trim Krasniqi ndërlidhet me plagosjen e datës 24 Qershor 23 ku pas një përleshje në Large Bar i plagosuri i sontëm Trim Krasniqi kishte plagosur atëkohe Meriton Pajazitin, transmeton Gazeta Neutral.
Si pasojë e gjuajtjeve ka mbetur i plagosur një person. Ai del të jetë Trim Krasniqi.
Ky i fundit kishte qenë i përfshirë edhe në një plagosje që kishte ndodhur gjatë këtij viti në qendër të kryeqytetit.
Ndërkohë, raportohet se gjuajtja e sontme me armë zjarri erdhi si pasojë e një zënke të mëhershme.