Një 14-vjeçar nxorri nga hunda e tij një monedhë, kur tështiu fort. Ai pretendon se monedha ka qëndruar në hundën e tij për gati 10 vite.
Umair Qamar, tani 14-vjeç, thotë se kujton disi momentin, kur ishte i vogël dhe në hundë futi një monedhë.
Por nëna e tij thotë se me gjithë dhimbjet e panumërta të hundës dhe vizitat te mjeku, monedha nuk u gjet kurrë, deri javën e kaluar. Adoleshenti, nga Croydon, në jug të Londrës , thotë se ndjeu diçka në hundë të dielën e kaluar.
Nëna e tij më pas i tha të shfrynte fort dhe, për habinë e tyre, doli një monedhë.