Vrasja e Triumf Rizës, Supremja e lë në paraburgim llir Abdullahun – ‘Liza’

Gjykata Supreme e Kosovës e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që Ilir Abdullahun ‘Liza’ ta kthejë në masën e paraburgimit.

Gjykata Supreme, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës të të njëjtit, Ramë Dreshaj, i cili kishte parashtruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit që Abdullahun ta kthejë në masën e paraburgimit.

”Refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit së të pandehurit Ilir Abdullahu, paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të datës 3 nëntor 2023”- thuhet në vendimin e Supremes, të siguruar nga KALLXO.com

Ky vendim është marrë nga kolegji i përbërë nga Mejreme Memaj kryetare e kolegjit, Afrim Shala dhe Rasim Rasimi – anëtarë.

Abdullahu apo ndryshe ‘Liza’ ishte liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Prishtinës pasi kishte kishte dhënë 100 mijë euro dorëzani.

I njëjti që nga arrestimi ka qenë në paraburgim, përderisa më 3 tetor 2023 avokati i tij, Ramë Dreshaj, kishte paraqitur kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të dorëzanisë në shumë prej 50 mijë euro ose më shumë.

Ndryshe, Gjykata e Apelit, më 3 nëntor 2023 e ka kthyer në paraburgim Ilir Abdullahun i njohur me nofkën ‘Liza’, i dyshuar për vrasjen e policit Triumf Riza. Ky vendim është marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët, Bashkim Hyseni – kryetar i kolegjit, Afërdita Bytyçi dhe Vaton Durguti – anëtarë.

Në arsyetimin e gjykatës së Apelit, thuhej se në ankesën e Prokurorisë Speciale, prokurorit të rastit Shpëtim Peci, pretendohet se aktvendimi për masën e dorëzanisë është në shkelje të dispozitave të procedurës penale. Kjo për faktin se për caktimin e kësaj mase, duhet të ekzistoj dyshimi i bazuar dhe se baza e vetme është rreziku i ikjes andaj prokuroria ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së dorëzanisë ndaj të njëjtit.

Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se ankesa e PSRK-së është e bazuar dhe se gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.

Andaj edhe zëvëndësimi i masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 100 mijë euro për të pandehurin nuk është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se i pandehuri Abdullahu duhet të kthehet në masën e paraburgimit.

Ilir Abdullahu, i njohur si “Liza”, dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë që ishte kryer më 30 gusht të vitit 2007 në Prishtinë, ku i vrarë kishte mbetur Triumf Riza që shërbente si polic në Shërbimin Policor të Kosovës.

Në drejtim të Rizës u gjuajtën 11 plumba nga Arben Berisha, dhe tre nga ta e goditën duke e plagosur për vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *