“Në një shtet normal shefi i AKI-së do të shkarkohej menjëherë”: Selmanaj reagon pas takimit të Dejona Mihalit me Petrit Ajetin

Pasi u raportua për një takim tejet të çuditshëm – njëkohësisht të dyshimtë – të Shefes “de facto” të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali me shefin e Agjencisë Kosovar për Inteligjencë, Petrit Ajetin, ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili shkoi se një një shtet normal “menjëherë do të shkarkohej shefi i AKI-së”.

“Po të kishim udhëheqje dhe standarde demokratike, sot menjëhere do të shkarkohej shefi i AKI-së dhe do të nisnin hetimet për këtë vajzën nga Shqipëria. LVV është bërë kapëse, zhvatëse dhe demoluese e Republikës!”, ka shkruar Selmanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *