U rrahën për shkak të një borxhi – arrestohen katër persona në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 15 tetor 2023, rreth orës 14:40, ka pranuar informacion se nё rrugën “Qerim Muriqi” nё Pejё, disa persona janё pёrfshirё nё një rrahje.

“Policia menjëherë i ёshtё përgjigjur rastit, aty ёshtё kuptuar se tё dyshuarit janё rrahur për arsye tё një borxhi tё mëhershëm, gjatë përleshjes lëndime trupore kanё pёrsuar njёri nga tё dyshuarit dhe viktima, tё njëjtit janё dёrguar nё emergjencën e Spitalit rajonal pёr tretman mjekёsor”, ka njoftuar policia.

Policia ka arrestuar tё dyshuarit dhe gjatё intervistimit ёshtё kuptuar se njёri nga tё dyshuarit posedon armë, e njëjta ёshtё sekuestruar.

“Policia gjithashtu ka konfiskuar një armë (pistoletë), një karikator dhe 25 fishekë të kalibrit 7.62mm. Tё  dyshuarit pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *