Hamasi u bën thirrje palestinezëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të injorojnë urdhrat e evakuimit të Izraelit

Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi Izraeli lëshoi urdhra evakuimi në Gaza.

Autoriteti i Hamasit për çështjet e refugjatëve të premten u bëri thirrje banorëve të veriut të vendit që të “qëndrojnë të palëkundur në shtëpitë tuaja dhe të qëndrojnë të patundur përballë kësaj lufte të neveritshme psikologjike të zhvilluar nga okupuesi”, raporton AP.

Izraeli ka urdhëruar evakuimin e veriut të Gazës, duke përfshirë qytetin e Gazës, e cila është shtëpia e qindra mijëra njerëzve. Palestinezët do të mund të iknin vetëm në jug brenda Gazës pasi Izraeli e ka mbyllur plotësisht territorin. OKB thotë se 400,000 palestinezë tashmë janë zhvendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *