Dogana publikon udhëzuesin për operatorët e autorizuar ekonomik

Dogana e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për operatorët e autorizuar ekonomik, të cilët thuhet se janë biznese që janë autorizuar zyrtarisht nga autoritetet doganore për të ushtruar veprimtari ekonomike të ndryshme.

Sipas Doganës, ky status i tyre do të thotë që ata janë të pajisur me lejet dhe licencat e nevojshme për të operuar në fushat specifike të tregtisë, industrisë, apo shërbimeve.

“Kjo siguron që ata janë të pajisur me njohuri të specializuara dhe të resurset e nevojshme për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore”, thuhet në njoftimin e doganës.

Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha si dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *