Kur bëhet fjalë për babanë e saj Kanye West, vërtet nuk mund t’i thuash asgjë North West.
Kim Kardashian, duke folur me motrën e saj Kourtney Kardashian në “The Kardashians”, tha se vajza e saj preferon të kalojë kohë tek babai i saj. “Babi është më i miri”, i tha Kim, Kourtneyt të ketë thënë North West.
“‘Ai e ka zbuluar çelësin e suksesit. Nuk ka dado, nuk ka kuzhinier, nuk ka sigurim. Jeton në një apartament”. Dhe ajo fillon të qajë: “Pse ti s’ke apartament? Nuk mund ta besoj se ne nuk kemi një apartament”.
Është një përvojë të cilën Kourtney, e cila është nëna e fëmijëve Mason, Penelope dhe Reign me ishin e saj Scott Disick, e njeh shumë mirë, raporton E news, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe fëmijët e mi e bëjnë këtë te Scotti”, tha Kourtney, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me Travis Barker.