Ekskluzive: Neutral mëson se janë katër policë të kërkuar nga Interpol, jo tre

Nga burime të besueshme të Gazetës Neutral, thuhet se katër policë të Kosovës, një prej tyre komandant, janë futur në listën e INTERPOL-it, dhe nuk janë tre.

Po të njetat burime thonë për Gazetën Neutral se këta policë kanë siguri minimale dhe vozitin vetura të pa blinduara dhe nuk kanë mbrojtje të afërt nga shteti.

Kjo ka përjashtuar pretendimet e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ku dje në seancën e Kuvendit ka folur në lidhje me rastin e këtyre policëve.

Qalaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka raportuar për rastin e tre policëve të Kosovës që janë futur në listën e INTERPOL-it me kërkesë të Rusisë.

Ai ka thënë se këta tre policë vetëm kishin zbatuar ligjet e Kosovës, kur në vitin 2019 në veri të vendit kishin arrestuar një zyrtar të UNMIK-ut me nacionalitet rus, i cili kishte bashkëpunuar me grupe kriminale në këtë zonë.

Ai gjithashtu ka ndarë informacionin se këta policë janë emëruar për shkak të arrestimit të një zyrtari të UNMIK-ut nga Rusia, i cili kishte qenë pjesë e veprimtarive ilegale në veri të Kosovës.

Pas incidentit, ai është shpallur ‘non-grata’ nga Qeveria e Kosovës në atë kohë.

Qalaj ka bërë thirrje për institucionet dhe aleatët për të përmbushur kërkesat për të hequr këta policë nga lista e INTERPOL-it.

Emrat e tyre janë: Majori Alban Jetullahu, kapiteni Besart Ahmeti dhe Faruk Gashi nga Njësia Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *