Musliu: Deklaratat e Sveçlës dhe Kurtit janë tendencë për të shkatërruar Policinë e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministri të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për pagat e Njësisë Speciale Intervenuese.

Ajo ka thënë se deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës janë tendencë për të shkatërruar institucionin e Policisë së Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare për t`i detyruar pjesëtarët e NjSI-së me protestu.

ERDHI DITA, E KURR MOS U PERSERITË NJË DITË SI KJO! Duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare per mi pru këta djem e vajza në këtë deregje. Deklaratat e Sveçles dhe të Kurtit janë tendencë për të shkatërruar institucionin e policisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *