Një vajzë 13-vjeçare është verbuar në njërin sy pasi tentoi të lyente flokët.
Olivia Stegin u verbua kur po përpiqej të lyente flokët në kafe të errët duke përdorur një bojë flokësh në shtëpi dhe tub metalik për të shtrydhur bojën.
Boja nuk u hap siç duhet, kështu që Stegin u përpoq të shtrydhte produktin nga tubi. Presioni që ajo ushtroi bëri që tubi të “shpërthente” në fytyrën e saj duke hedhur bojë në syrin e saj të majtë, paste kimike dhe duke djegur sipërfaqen e syrit të saj.
Nëna e 13-vjeçares, Pamela Stegin-Sheppard, 40 vjeçe, e dëgjoi atë duke bërtitur nga kati i poshtëm dhe e çoi me urgjencë në spital.
Isha në kuzhinë dhe dëgjova Olivia të bërtiste. Olivia dhe shoqet e saj zakonisht vrapojnë nëpër shtëpi dhe bërtasin dhe luajnë, por e dija që ishte një ulërimë tjetër, ishte një ulërimë serioze. Unë vrapova atje dhe më pushtoi paniku sepse i gjithë syri ishte i mbuluar, mezi i shihje qerpikët dhe nuk mund ta shihje fare kokën e saj.
Stegin-Sheppard e futi vajzën e saj në dush dhe u përpoq të shpëlante bojën, por Stegin kishte aq shumë dhimbje sa nuk donte që askush ta prekte.
Kur ajo u dërgua në spital mjekët i thanë se Olivia kishte një djegie kimike të shkallës së tretë në sy dhe shtresat e sipërme të kornesë së saj ishin “djegur” duke shkaktuar humbjen e shikimit.