Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me 13 vite e 6 muaj dhe 1 mijë e 500 euro gjobë tre të akuzuarit për plagosjen e menaxherit të “On Records”, Mehmet Elshani.
Në këtë rast, dëmtuari Elshani akuzohet për armëmbajtje pa leje, mirëpo në seancën e mbajtur më 18 tetor, gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Adhurim Krasniqi, Leotrim Krasniqi dhe Shpëtim Cakiqi pasi që të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.
Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të premten nga gjykatësi Agim Kuçi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Shpëtim Cakiqi për veprën penale vrasje në tentative në bashkëkryerje u dënua me 3 vite e 6 muaj burgim, për lëndim të lehtë trupor u dënua me 8 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 mijë 500 euro gjobë.