Seanca e marrjes në pyetje në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë sërish.
Seanca e cila nisi në orën 10:00 të ditës së sotme, 26 tetor, është shtyrë për në orën 15:00.
Shkak për shtyrjen e procesit gjyqësor duket se është bërë një debat mes avokateve të tij mbrojtëse dhe prokurorëve të SPAK.
Një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me çështjen.
Por kjo e fundit tha se nuk ka refuzuar, por vetëm ka kërkuar kohë për të studiuar dosjen.
“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.
Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen.
Berisha akuzohet nga SPAK se është përfshirë në korrupsion pasiv lidhur me privatizimin ish-kompleksit sportiv “Partizani” në kryeqytet.