Amazon prezantoi të martën një chatbot të ri të quajtur Q, që njerëzit mund ta përdorin në punë.
Produkti i prezantuar në konferencën Reinvent të Amazon Web Services në Las Vegas, përfaqëson përpjekjen më të fundit të Amazon për ta sfiduar Microsoftin dhe Google në softuerë të produktivitetit.
Lansimi i këtij chatboti vjen një vit pasi startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft lansoi chatbotin e tij shumë të njohur tashmë, ChatGPT.
Platforma e Amazon Q është emëruar sipas personazhit në filmat e James Bond ose pas personazhit Q të serisë Star Trek.
Një version paraprak i chatbotit Q është i disponueshëm tani dhe disa nga veçoritë e tij janë falas.
Pasi të përfundojë versioni paraprak, një nivel për përdoruesit e biznesit do të kushtojë 20 dollarë në muaj, por vlen vetëm për një person.
Një version me veçori shtesë për zhvilluesit dhe punonjësit e IT do të kushtojë 25 dollarë në muaj për person.