Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka komentuar sekuestrimin e vilës shumë milionëshe të kryeterroristit, Milan Radoiçiq, që udhëheqi grupin që vrau rreshterin policor, Afrim Bunjaku.
Sipas tij, ka deputetë shqiptarë që kanë vila më të mira sesa Radoiçiqi.
Ndaj, Humolli ka thënë se nuk mjafton veç që është gjetur kjo vilë, por duhet të hulumtohet se si është ndërtuar.
“Nuk ka rëndësi se a e ka atë villë apo jo sepse ka deputet shqiptarë që i kanë villat edhe më të mira se ai, goditja vetëm për një shtëpi që e ka është është kënaqësi por jo edhe drejtësi. Ai duhet me u godit nëse e ka ndërtuar atë shtëpi duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës”, tha ai në Kanal 10.