Publikohet videoja nga zjarri në Malishevë ku humbi jetën një person

Një 76-vjeçar në fshatin Panorc të Malishevës sot ka ndërruar jetë pasi shtëpia në të cilën po banonte u përfshi nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për Ballkani.info se pas lokalizimit të zjarrit viktima u gjet pa shenja jete.

“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes)”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe se aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmalishevasot4%2Fvideos%2F207647482331328%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=476

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *