Një veturë gjatë ditës së sotme është vetaksidentar me fatalitet në Lëbushë të Deçanit.
Lajmin e konfirmoj për Gazetën Neutral, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në veturën e vetaksidentuar kanë qenë të pranishëm katër persona.
“Në orën 17:17 është pranuar informata për një vetaksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë”.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, ka deklaruar Gashi.
Policia e trafikut është duke u marrë me hetimin e rastit./Neutral.al/