Me bërjen zyrtare të lajmit se edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’ do të nisë në stinën e vjeshtës, në rrjet janë aluduar data të shumta, të pasakta rreth nisjes të këtij edicioni.
Deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare nga organizatorët e këtij projekti gjigand, për datën e nisjes së ‘Big Brother’, i cili po pritet me kërshëri të madhe këtë vit, pas suksesit të edicionit të kaluar.
E kjo gjë u dëshmua ditën e sotme edhe nga organizatorët e këtij formati, Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu, të cilët përmes disa postimeve në InstaStory nuk zbuluan ende datën e saktë të nisjes së ‘Big Brother’.
Na mbetet të presim në ditët në vijim për të mësuar datën zyrtare të nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova’, e cila me siguri, ashtu si vitin e kaluar, do të zbulohet vetëm nga faqja e tyre zyrtare në rrjete sociale.