Është arrestuar një person në Prizren sepse që kishte kanosur zyrtarët policorë, pasi që i arrestuari është ndaluar për kundërvajtje në trafik.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:35 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren, shkruan Neutral.al.
Po ashtu I arrestuari ka kanosur zyrtarët policorë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: ‘do ta paguani me jetë’ “, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Neutral.al/