Oficeri i FSK-së shpërblehet me medaljen e argjendtë në një garë në Kroaci

Një oficier i Forcës së Sigurisë së Kosovës është shpërblyer me medalje të argjendë gjatë një gare që është zhvilluar në Kroaci.

Kështu ka bërë të ditur FSK-ja përmes një njoftimi për media.

Oficeri Vllasa në kategorinë 35-40 vjeç, arriti të grumbulloi pikë dhe të radhitet  në vendin e dytë dhe të shpërblehët me “Medaljen  e argjendtë”.

Njoftimi i plotë:

Nëntoger Emir Vllasa  pjesëmarrës nga Kosova në garën, Military Crossfit competition “Virbus Unitis 2023”  që është mbajtur në Republikën e Kroacisë, në garën shumë sfiduese ku pjesëmarrës ishin njësi të  ndryshme të sektorit të sigurisë, ushtarakë, policë, njësi  speciale intervenuse,  forca detare, zjarrfikës, gardian etj, ka arrritur rezultate të larta duke u radhitur i dyti në kategorinë ku ishte pjesmarrës.

Gara ishte individuale dhe e ndarë  në kategori në bazë të moshës dhe gjinisë, oficeri Vllasa në kategorinë 35-40 vjeç, arriti të grumbulloi pikë dhe të radhitet  në vendin e dytë dhe të shpërblehët me “Medaljen  e argjendtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *