Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita përmbys karriget e deputetëve socialistë në mes të sallës

Para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme, opozita ka hyrë në sallë duke ndërmarrë hapin e radhës së aksionit të tyre.

Ata kanë hequr karriget e deputetëve socialistë dhe i kanë përmbysur në mes të sallës.

Mësohet se Garda ka ndërhyrë duke u vendosur në vendin e foltores

Raportohet se mes punonjësve të Gardës dhe deputetëve të opozitës ka pasur përplasje në momentin kur këta të fundit kanë nisur të rrëzojnë karriget pranë foltores.

Nga Parlamenti, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama  ka planifikuar të përdorë dhe ushtrinë si në 1990, por asgjë nuk e shpëton.

“Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.

Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91.

Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *