Majlinda Kelmendi rrëfen mes lotësh momentet historike të karrierës për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

Në serinë e dytë të legjendave, Majlinda Kelmendi, rrëfen karrierën e saj të pasur në intervistën për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.

Kelmendi nis intervistën duke treguar për hapat e saj të parë në xhudo, trajnerin dhe sukseset e saj.

“Jeta ime si fëmijë ishte e mirë, isha shumë e qetë, por kur fillova me xhudo gjithçka ndryshoi, zbulova që isha një luftëtare e vërtetë. Unë kam pasur gjithmonë trajnerin e njejtë Drion Kuka, trajnerin më të mirë në botë, ai nuk më ka bërë vetëm një Kampione Botërore ose Kampione Olimpike por më ka bërë një hero, veçanarishtë në vendin tim, në Kosovë. Gjithçka që kam dhe gjithçka që jam, i falenderohem trajnerit.”

Majlinda e fitoi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit. Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë.

“Në vitin 2013 u bëra Kampione Botërore dhe ky titull ishte hera e parë për vendin tim. Njerëzit në Kosovë më shihnin si një hero, dhe unë doja t’i bëja krenar, nganjëherë ishte motivim dhe nganjëherë ishte një presion i lartë. Prej kur Kosova ka shpallur pavarësinë, medalja ime ishte e para për vendim tim, dhe e artë.

Mirëpo kulmi i karrierës së Majlinda Kelmendit erdhi në vitin 2016, fillimisht pasi e fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi. Dy muaj pas këtij suksesi, ajo triumfoi me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë. Derisa Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

“Kur u ktheva në Kosovë si Kampione Olimpike ishte mrekulli, e dija që kanë pregaditur diçka por nuk e dija që do të ishte një organizim aq i madh. Ata organizuan një autobus të hapur me fotografitë e mia, dhe ne shkuam rreth qytetit. Të gjithë ishin jashtë, të rinjtë, të moshuarit, fëmijët, të gjithë ishin jashtë. Unë mund të shikoja lumturinë në sytë e tyre, ishte më emcionuese sesa finalja Medalja Olimpike dha shpresë për të gjithë, edhe pse jetojmë në Kosovë, në një vend të vogël me shumë probleme pas luftës, fëmijët mund të jenë më të mirët në botë, sepse unë e bëra.

Majlinda tani është trajnere e xhudos dhe shpreson se do të ketë shumë suksese

“Jam me fat që kam mundësinë të mësoj nga më të mirë dhe shpresoj që do të bëhem trajnere e mirë, trajnerja më e mirë në botë, unë isha më e mira në botë si xhudiste, të shohim a do të mundem edhe si trajnere”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *