Të enjten, Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje fantastike, ku ka fituar në rezultat 3-0 ndaj Çekisë në kuadër të kualifikomeve për Kampionatin Evropian 2024.
Dy nga golat e mbrëmjes janë shënuar nga futbollisti shqiptar me origjinë nga Kumanova, Taulant Seferi.
E teksa ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit, dyfish më krenarë janë nderë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Ka qenë këngëtarja shkuojane, Tuna, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të futbollistit, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Ne të Maqedonisë jemi fitorja vet”.
E njëjta më pas me shaka publikoi një tjetër fotografi të ndeshjes, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Edhe të katërtin dikush nga Maqedonia do ta shënojë. Vë bast”.
Për fund, interpretuesja e hitit “Bileta” tregoi se ishgte ndjerë aq krenare me fitoren e djemve të Kombëtares Shqiptare, sa është gati të niset për në Euro 2024.
“E preva biletën për Gjermani”, shkroi këngëtarja, duke lënë kështu të kuptohet se mund të shkojë për të ndjekur nga afër kampionatin e vitit të ardhshëm në Berlin.