Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku tha sot se KFOR duhet ta marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Këtë deklaratë e ka thënë më parë edhe në samitin e NATO-s, të cilën e ka ndërlidhur me vonesën që mund të ndodhë që mund të çoj tek viktimat të një konflikti të hapur mes dy shteteve.
“Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe shpejt, shumë më shpejt se sa mund të ndodhi në një ditë si kjo, ku vetëm niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur lart dhe shpejt. Duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stokë viktimash të një konflikti të hapur. Pikërisht, për të parandaluar viktimat, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse“, deklaroi kryeministri Rama.
Depoutetja në fjalë deklaratën e tij, për Gazeta Blic, Jeta Statovci, thotë se duke deklaruar Rama në këtë mënyrë gabon rëndë dhe po e dëmton Kosovën, transmeton Neutral.
“Në rastin më të mirë, pra edhe nëse kryeministri i Shqipërisë, ka llogaritur se kështu i kontribuon paqes, ka gabuar rëndë dhe e ka dëmtuar e po e dëmton Kosovën”, thotë ajo.
Statovci thekson se Rama po i vihet në ndihmë Serbisë si shtet sponsor i terrorizmit, ku sulmi terrorist në veri duhet të ndëshkohet.
“Nëse qartazi, edhe për skeptikët e Kosovës në BE, sulmi i Serbisë i përgatitur prej muajsh është sulm terrorist dhe se për sulm terrorist një shtet ndëshkohet edhe sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, atëherë, kursimi që dikush ia bën një lidershipi të tillë, në këtë rast Edi Rama, i vihet në ndihmë shtetit sponsor të terrorizmit”, vlerëson deputetja për Gazeta Blic.Tutje, ajo shton se Kosova nuk i ka borxh Shqipërisë një sjellje kaq flagrante diplomatike dhe se ai duhet ta kuptojë se çështja ka arritur në kufijtë e një krize serioze të sigurisë në kufi të Kosovës dhe se moskoordinimi i politikave personale në Prishtinë, s’mund të kthehet në arsye për ta dëmtuar Kosovën. “Sigurisht se Kosova nuk i ka borxh Shqipërisë një sjellje kaq flagrante diplomatike. Edi Rama duhet të kuptojë se kjo çështje ka arritur në kufijtë e një krize serioze të sigurisë në kufi të Republikës së Kosovës dhe se mosdakordimi i interesave e partneriteteve politike personale në Prishtinë, nuk mund të kthehet në një arsye për të dëmtuar Kosovën në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, deklaron deputetja Jeta Statovci.