Trojet shqiptare u tkurrën shumë që nga 1912 e këndej, por nëse nuk hyjmë në histori edhe më thëllë, toka e Shqipërisë edhe më herët nisi të pushtohej dhe të iu dhurohej kombeve që kishin ardhur në Ballkan.
E këtë fat e patën edhe qytetarët shqiptarë të Sanxhakut, që pa dëshirën e tyre toka ku jetonin që quhej Shqipëri, mbeti nën Serbi.
Banorët u asimiluan, por së fundi kanë nisur që të rikthehen në identitet shqiptarët atje që ishin asimiluar me dhunë. E kush më mirë se familja Muratoviq e di më mirë këtë.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën Neutral, Adnan Murati, që tani në mbiemër ka prapashtesën viq, tregon për krejt atë se qysh ndjehet, gjaku i kujt është, familja a po rikthehet në trungun e saj, sa është rritur numri, si është ta mësosh gjuhën tënde shqipe që e kishte harruar familja.
Lexoni intervistën e plotë të realizuar me Adnan Muratoviq-in
Gazeta Neutral: Tek ju ka punuar gjaku shqiptar përmes historisë së të parëve apo ka funksionuar më vete?
Adnan Muratoviq: ALBANIAN BLOOD, gjaku më vlon që kur kam lindur. Që në moshë të vogël e kam dëgjuar gjithmonë historinë nga të moshuarit se jemi me origjinë shqiptarë, por për shkak të situatës dhe frikës së Serbisë, asnjëri prej nesh nuk u lejua të fliste publikisht për këtë, derisa u shfaqe ti dhe na dha atë kurajo dhe dëshira për kombin tonë..
Gazeta Neutral: Si është të jesh shqiptar i Sanxhakut?
Adnan Muratoviq: Të jesh shqiptar në Sanxhak është ndjesia më e mirë e mundshme sepse e di që ke atë gjak dhe origjinë që ka frikë gjithë bota.
Gazeta Neutral: A ishte i vështirë kthimit tek kombin shqiptar?
Adnan Muratoviq: Sigurisht që është, sepse kapërcimi i asimilimit që ka 100. vjet nuk është i lehtë, por i dashur Zoti të dërgoi ty të na hapësh sytë të gjithëve dhe të na tregosh rrugën e drejtë dhe rrugën e lirisë.
Gazeta Neutral: Je i vetmi shqiptar në familjen tënde?
Adnan Muratoviq: Jo veq une,po krejt familja ime jan Shqiptar.
Gazeta Neutral: A e dini gjuhën shqipe dhe nëse nuk e dini, do të dëshironit të mësoni?
Adnan Muratoviq: Unë e di shumë pak gjuhën time amtare, dua ta mësoj atë dhe të mos e përdor gjuhën serbe mo. Kam dëgjuar për kursin tuaj, por për fat të keq ne jetojmë larg njëri-tjetrit, kështu që nuk mund të vij te ju për të mësuar. Mund t’u them vetëm, lum ata fëmijë që mësojnë shqip, sepse vetëm me këtë intervistë më dhatë edhe më shumë dashurinë për nënë Shqipërinë.