Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Kelmendi, për gazetën Neutral, ka folur për ‘arrën’ e fortë që është duke e përjetuar, atë që quhet Asociacioni i Komunave serbe, për të cilën tha se tash veç e ka marrë lejën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Duke argumentuar këtë që e thotë deputeti Kelmendi ka shkruar një citat të kryeministrit Kurti që e ka thënë para disa muajsh, gjatë dialogimit në Bruksel në prani të Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian dhe atij për dialog, Miroslav Lajcak.
“Z.Kurti e pranoi formimin e Asociaconit kur tha: ” … Unë vetë jam në gjendje të shkruaj statusin për Asociacion, nëse respektohet rendi i punës dhe pika 10 e Marreveshjës së Bruxelit e shkurt-marsit të vitit 2023…”, është përgjigjur Kelmendi.
Tani profesor Kelmendi, ka renditur edhe shkaqet të cilat kanë quar që të ketë ngjërq dhe mos zgjidhje të konfliktit Kosovë – Serbi.
“Sikunder edhe pritej, në Bruxel nuk pati zgjidhje të konfliktitit Kosovë – Serbi. Shkaqet e mos suksesit janë disa:
1. Mos paanësia e ndërmjetësve, përkatesisht e z.Borel dhe e z.Lajqak, në dialogim, duke dalur hapur në anën e pikësynimeve të shtetit serb për Asociacion, si pikënisje e dialogimit Kosovë-Serbi.
2. Qëndrimi i patundur i kriminelit të luftës Vucic lidhur me kërkesën për formimin e Asociacionit serb, duke e ndërlidhur çdo hap tjetër me këtë statutus.
3. Kërkesa e Kryeministrit të Kosovës që kryesisht të zhvillohet dialogimi sipas radhës së paraparë me marrëveshjen e Bruxelit dhe me Aneksmarreveshien e Ohrit,
si dhe,
4. Refuzomi kategorik i z.Kurti që kryetarët e katër komunave të japin dorëheqje për të shkuar në zhjedhje të jashtëzakonshme.”, është shkruar nga Kelmendi për Neutral.
Ndërsa si gabim të madh e sheh që pse peticioni po diskutohet nga kryeministri Kurti, me 20% te nenshkrimeve te elektoratit si forme per te shkuar ne zgjedhje.
E në fund krejt Kelmendi ka thënë se, si është e mundur nga kryeministri kosovar të mos tregoj se si do ta shkruar statutin.
“Sot ne Bruxel. Z. Kurti tha:
” Nese shkohet ne zbatimin e te gjitha ( 39) marreveshieve te lidhura deri me tash me shtetin serb, sipas pikes 10 te Marrevesjes se Bruxelit, une jam ne gjendje qe vete te shkruaj statusin e Asociaconit”.
Deklarata e tille eshte shume domethenese. Refuzimini i ketij pozicioni, duke kerkuar me kryeneqesi qe fillimisht te formohet Asociaconi, nuk eshte e drejte. Hapat jane te percaktuar ne Marreveshjen e Bruxelit.Respektimi i saj nuk e demeton dialogun. Mirepo, ceshtja mbeti hapur. Z.Kurti nuk tregoi se per cfare Asociaconi do te shkruante statutin? Megjithate, ai e permendi Gjykaten Kushtetuese te Kosoves dhe verdiktin e vitit 2015 mbi Marreveshjen e ketij viti dhe te vitit 2013 per Asociacionin e komunave Serbe ne Kosove”, ka shkruar për Neutral.
Që prej marrëveshjes së parë 2013 dhe asaj 2015, të arritur në Brukesl, Kosova nuk ka arritur as ta themeloj Asociacionin, për kundër që ka një Opinion të Gjykatës Kushtetuese ku janë shkelur mbi 20 pika kushtetuese, dhe as ta largoj si barrë në rrëgun për e saj të shtet ndërtimit. As drejtuesit institucionalë në çdo legjislaturë kanë dështuar ta gjejnë zgjidhjen për Asociacionin.