Tre minatorë në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar në emergjencën e Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin për gazetën e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi.
“Konfirmoj se tre minatorë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë në emergjencë, në gjendje të rendë”, ka thënë shkurt ai.