Xhudisti jonë premtues, Blin Kuka i ka siguruar Kosovës medalje në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Kuka e mposhti në gjysmëfinale xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, deri te finalja, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti belgun, David Ngoumou.
Në çerekfinale, Kuka e mposhti xhudistin polak Adam Grzeskowiak, ndërsa tani në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.
Në finale, Kuka do të përballet me fituesin e ndeshjes mes gjermanit Nikolaos Kalmoukidis dhe polakut Mateusz Wacko.