Vitia: S’përgjigjem në pyetjet e deputetëve pa u votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, me rend dite pyetjet parlamentare.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve të ardhura nga partitë opozitare pasi ata nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Deri sa të votohen marrëveshjet ndëkombëtare nuk do të përgjigjem në pyetjet që i bëni, sidomos nga deputetë të cilët nuk i votojnë këto marrëveshje”, ka thënë Vitia.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve opozitarë.

Time Kadrijaj nga AAK i reagoi duke thënë se më kërcënime të tilla nuk mund t’i shantazhoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *