“Edhe ti e ki renin tash”, komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka bërë një sërë reagimesh në rrjetet sociale për vrasjen e gruas në Pejë, duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente që t’i marrin masat për rastet e mëtejshme.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që të shpallet ditë zie për gratë e vrara, nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale.

Por, përkundër këtyre reagime që bëri, ajo mori një mesazh kërcënues nga një ndjekës, mesazh të cilin e postoi vetë Dafina në llogarinë e saj.

“Edhe ti e ki renin tash”, ishte mesazhi që mori artistja e hitit “Duro” nga një ndjekës.

Vrasja e gruas në Pejë ka tronditur sot Kosovën. E ndjera 43-vjeçare e cila ishte një punonjëse shëndetësore dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, ngjarja ndodhi në banesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *